• Kanalet e transmetimit kabllor realizojnë transmetimin e të dhënave nëpërmjet një teli .
  • Kablloja e çiftëzuar(Twisted pair cable). Kjo kabllo përbëhet nga dy tela të izoluar në mënyrë të pavarur, të përdredhur rreth njëri-tjetrit. Përdredhja eliminon bllokimin e sinjaleve për shkak të telave çift, që janë ngjitur, dhe të burimeve të tjera. Këto kabllo janë përdorur në rrjetet e telefonisë fikse . Ekzistojnë dy lloje kabllosh çift, të përdredhura :
  • Kablloja STP(Shield Twisted Pair). Kjo kabllo është e izoluar dhe përbëhet nga 8 tela të çiftëzuar, të cilët dallohen prej njëri-tjetrit nga ngjyrat e mbështjellësit .
  • Kablloja UTP(Unshield Twisted Pair) është e ngjshme me kabllon STP, por nuk është e izoluar dhe instalohet më lehtë se ajo, pasi ka vetëm një mbulesë, e cila ndodhet në pjesën e jashtme të 4 çifteve të telave.
  • Kablloja koaksiale është një nga kabllot më të lira dhe më të zakonshme që përdoret në transmetim kabllor. Kjo lloj kablloje është e përshtatshme për transmetimin e sinjalit me fuqi të ulët në një largësi të vogël . Kabllot koaksiale janë përdorur gjerësisht në rrjetet e vogla, televizorët kabllorë…
  • Kablloja me fibër optike përbëhet nga fibra optike, të cilat përdorin dritën për transmetimin e të dhënave. Kjo është një teknologji e re dhe mjaft e kushtueshme . Nëpërmjet tyre mund të transmetohen me shpejtësi të madhe dhe në largësi të mëdha një gamë shumë e madhe të dhënash .